Tiranë, shpërthim pranë Liceut Artistik, dy të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan paraditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Qemal Guranjaku" pranë Liceut Artistik në Tiranë dhe sipas informacioneve të para dy person kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan që tregton celularë dhe ka ndodhur në momentin kur është hapur qepena e dyqanit. I plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit Gentian Hoxha dhe një person tjetër që dyshohet se është kalimtar. Foto: LSA, Malton Dibra