Tiranë, i dehuri djeg shtëpinë e tij në zonën e "Brrylit"

Një zjarri ka rënë në një banesë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë zjarri në banesë është vënë qëllimisht nga i zoti i shtëpisë, ndërkohë që ai ishte nën efektin e alkoolit.

Zjarri tashmë është shuar, ndërsa autori i zjarrvënies është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET