Tirana feston sot Ditën e Verës

Tirana ka festuar sot Ditën e Verës. Qytetarë të të gjitha moshave, të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë kanë shijuar një shëtitje në Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë.