Tirana nën pushtetin e 30 minutave shi të rrëmbyeshëm

Për mbi 30 minuta një shi i rrëmbyeshëm përfshiu kryeqytetin. Shiu mbuloi rrugët kryesore. Pamjet e mbërritura në Ora News tregojnë sesi unaza e vogël ështëmbuluar nga uji dhe makinat ecin me vështirësi. Edhe në rrugën "Don Bosko" si edhe në 'rrugën e Elbasanit' është e njëta situatë. Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëroi pushuesit të kenë kujdes nga rrufet, pasi kanë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare. /FOTO LSA