Tirana ndan pikët me Luftëtarin

Tirana mori një pikë në frymën e fundit të takimit ndaj Luftëtarit, pasi barazoi me shifrat 1-1. Mawejje ishte heroi i bardhebluve, i cili zhvlerësoi rrjetën e Aleksi në limitet e kohës së rregullt. Me këtë rezultat, Tirana ruan pozitën e 7-të në kuotën e 25 pikëve. Një pozicion më poshtë Luftëtari, i cili numëron 3 pikë më pak se 24 herë kampionët e vendit./FOTO LSA