Tifozët thirrje Halilit: Hiqi duart nga Tirana jonë!

Rezultatet negative gjatë periudhës së presidencës së tij, kanë revoltuar jashtë mase grupimin e tifozëve të Tiranës, "Tirona Fanatics". Në takimin e sotëm ndaj Kukësit, grupimi bardheblu ka nxjerrë pankarta kundër presidentit Refik Halili. Nën thirrjen: "Hiqi duart nga Tirana jonë!", tifozët kanë kërkuar nga Halili largimin sa më parë nga klubi 24 herë kampion i Shqipërisë. Kulmi i përplasjeve mes tifozëve dhe presidentit Halili ishte në fundin e sezonit 2016-2017, ku Tirana nuk ia doli të mbijetojë në Kategorinë Superiore, duke rënë për herë të parë në histori një kategori më poshtë. / Foto: LSA, Malton Dibra