Tifozë të Liverpool-it "pushtojnë" Kiev-in

Mbrëmjen e sotme gjithë bota do t'i ketë sytë nga Kiev-i, pasi në stadiumin "Olimpiyskiy" Liverpool dhe Real Madrid do të diskutojnë finalen e Uefa Champions League. Një trofe i lakmuar nga të dyja skuadrat, me spanjollët që janë kampionët në fuqi, ndërkohë që "The Reds" janë të uritur për ta bërë të tyrin këtë trofe. Tifozë të dy skuadrave kanë "zbarkuar" në tokën ukrainase duke dhënë dhe spektakël në rrugët e qytetit të Kiev-it. Në këtë fotogaleri shfaqen "çmenduritë" e tifozëve të Liverpool-it.