Thirrje antishqiptare gjatë varrimit të Kaçifas në Bularat

Varrimi i 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifas, që u vra me 28 tetor pasi sulmoi me armë forcat speciale RENEA në Bularat u shndërrua në një manifestim ekstremistësh grek dhe thirrjesh antishqiptare. Ceremonia u shoqërua me provokime të hapura, me thirrje dhe simbole: "Gjaku na thërret, të djegim shqiptarin". "Qentë shqiptarë", apo "Bularati është Greqi", ishin disa nga thirrjet, madje gazetarët shqiptarë që po raportonin ceremoninë janë fyer. Ekstremistët shpalosën një flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar se "Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi". Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grekë dhe banderola me fotografinë e 35-vjeçarit Kaçifas që u varros i veshur me rroba ushtarake. Thirrjet "Kaçifas jeton, ti na drejton" shoqëruan të gjithë ceremoninë. Në krye të kortezhit ishte ekstremisti i njohur Karathanos dhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, e njohur po ashtu për qëndrimet anti-shqiptare. I pranishëm ishte edhe deputeti i Demokracisë së Re në Greqi, Savas Anastadhiasi. /Foto: LSA/

FOTOGALERI TJERA

Jo vetëm çizme

27/06/2018 - 13:01

Të pëlqen e verdha?

27/06/2018 - 10:39

Plazhe me ngjyra

26/06/2018 - 15:27

Shpikës..nga nevoja

26/06/2018 - 14:12

Dembelë apo të zgjuar?

25/06/2018 - 19:49

Bet Awards 2018

25/06/2018 - 13:57