Tërmeti dhe cunami 'fshinë' një qytet të tërë

Pamje dramatike vinë nga Indonezia. Numri i vdekjeve nga tërmeti dhe cunami që goditi rajonin ka arritur 1.234, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës Rihter që u regjistruar të premten që lamë pas shkaktoi një cunami prej 6 metra, duke rrënuar qytetin e vogël të Palus, në bregun perëndimor të Sulawesit. Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, paralajmërojnë zyrtarët, teksa punonjës të kërkim-shpëtimit po pastrojnë mbetjet, rrënojat dhe po lëvizin automjetet që u morën zvarrë nga një valë masive dallgësh të larta të së premtes.