Tërmetet dëmtojnë 20 banesa në Selenicë

Dhjetëra shtëpi u dëmtuan në jug të vendit si pasojë e 14 lëkundje sizmike të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Selenicës, ku paraprakisht raportohet për 20 shtëpi të dëmtuara. Shifrat e deritanishme janë dhënë nga banorët dhe drejtuesit lokalë. 10 banesa janë dëmtuar në Vernik, 5 në Matogjin dhe 5 të tjera Bashaj. Një pjesë kanë pësuar krisje të mureve, ndërsa të tjera dëmtime në çati. Pesë familje nga këto janë evakuuar nga autoritetet vendore pasi shtëpitë janë bërë të pabanueshme. Pavarësisht dëmeve, fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.