Tensione në Kuvend, Basha nuk lëshon foltoren

Për të disatën javë opozita vijon aksionin për të mos lejuar punime normale në kuvendin e Shqipërisë. Si në tre seancat e kaluara kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në foltore duke fokusuar fjalën e tij tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kryeministrit Edi Rama, si dy persona që sipas demokratëve mbrojnë krimin dhe korrupsionin. Kjo detyroi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën 3 herë, ndërsa herën e katërt maxhoranca miratoi pr/ligjet në rendin e ditës ndërsa deputetët e PD-së vijuan të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit