'Teatri i Rrugës' në Tiranë

Eventi më i madh i "Teatrit të Rrugës" ka nisur të zhvillohet në qendër të Tiranës që prej orës 17:00. Në sheshin "Skënderbej" kanë mbërritur trupat artistike franceze që kanë dhuruar spektakël në bashkëpunim me artistët e Cirkut Kombëtar Shqiptar dhe Bandën Frymore të Qytetit. Trupa franceze "Trans express” ka ardhur enkas për publikun shqiptar për të dhuruar performancën "Mobile homme" që ka mbushur sheshin duke shijuar shfaqjen fantastike. Eventi është organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze. /FOTO: LSA/