Të shtëna me armë në Pensilvani, 8 të vrarë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një sinagogë të komunitetit hebre në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara. Sipas Euronews, mes viktimave raportohet se tre janë oficerë policie. Autoritetet i bëjnë thirrje personave rreth vendit ku ndodhi ngjarja që të qëndrojnë nëpër shtëpi. Ndërkohë autori fillimisht u raportua se ishte i lirë, por më pas policia tha se ai është dorëzuar dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit. Presidenti amerikan, Donald Trump në një reagim në twitter thotë se po ndjek me vëmendjen situatën e krijuar në Pitsburg.