Të rinjtë e opozitës ekspozitë para Ministrisë së Brendshme

Me thirrjet " Ministria e drogës", "Rama ik", të rinjtë e FRPD dhe LRI, protestuan edhe pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Famtir Xhafaj. Simbolika e protestës së sotme, ishte një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.