Të bësh "palestër" në zyrën e punës

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpirë. Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen. Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni në këtë fotogaleri disa ushtrime që mund ti bëni në vendin tuaj të punës.