Takimi mes Chelsea dhe West Ham përmes fotove

Në "Stamford Bridge" ishin vendasit që shënuan të parët, me Azpilicueta që bëri gjithçka mirë, në zonën e vogël të Hart, për ta shtyrë topin më pas drejt rrjetës. Me rezultatin 1-0, Chelsea iu drejtua dhomave të zhveshjeve, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, "çekiçët" vendosën baraspeshën.