Super "bisha" e re e Vladimir Putin

Është parashikuar për në maj debutimi i makinës së re presidenciale të Vladimir Putinit. Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Vërehet një karroceri që të kujton në pamje të parë një Bentley apo një Rolls Royce. Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e Rusisë së re.