Studentët nuk ndalin rezistencen,i shkojnë Ramës poshtë dritares

Pas 4 orësh protestë para parlamentit studentët zhvendosen drejt kryeministrisë. Protesta është shumë paqësore dhe studentët theksojnë se ajo nuk do ndalet deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata por vetëm vendimmarrje. "Shumë mirë vetë kryeministri dhe ministrja thonë që 8 kërkesat janë të drejta. Rama thjesht ti pranojë kërkesat" thotë një student për mikrofonin e Ora News. Protestuesve të Tiranës i janë bashkuar edhe studente nga Elbasani, e Shkodra e Durresi. Studentët qëndruan para Kuvendit nga ora 10:00- 13:50 dhe më pas protesta u zhvendos para kryeministrisë ku vijon.