Stadiumet pritëse të EURO 2024

Gjermania do të jetë vendi pritës i kompeticionit më të madh Europian, Euro 2024. Konfirmimi ka ardhur nga numri 1 i organit më të lartë të futbollit Europian, Aleksandër Ceferin, i cili zbuloi vetëm pak minuta më parë emrin e shtetit pritës. Në votimin e kryer nga komiteti ekzekutiv i trupit drejtues të futbollit europian, Gjermania, e cila e ka pritur turneun në vitin e largët 1988, mori shumicën e votave, duke mposhtur kështu kandidaturën e Turqisë. Ndërkohë në këto fotogaleri janë disa nga stadiumet që do presin ndeshjet e këtij kompeticioni.