Spektakolare, vullkani blu ndriçon qiellin

Imazhet mahnitëse kanë kapur të ashtuquajturin 'vullkan blu' që ndriçoi qiellin e Indonezisë duke hipnotizuar turistët. Pamjet e pabesueshme tegojnë vullkanin Kawah Ijen në East Java, duke lëshuar hirin blu në lartësinë 4.8 metra. Sipas ekspertëve, shkëlqimi blu nuk vjen nga llava, e cila ka një ngjyrë të ngjashme me shumicën e vullkaneve të tjera, por nga gazi i emetuar nga mali. Ekziston një sasi e lartë e gazit sulfurik në Kawah Ijen, i cili kur ekspozohet ndaj oksigjenit në ajër dhe nxitet nga lava djeg një blu të ndritshme. Kompleksi i vullkanit Ijen ka disa nga nivelet më të larta të squfurit në botë. Ndryshe nga vullkanet e rregullta, lava e kuqe e ndritshme e së cilës është e dukshme edhe gjatë ditës, flakët blu të djegura të Kaëah Ijen mund të shihen vetëm gjatë natës. Fotot spektakolare janë realizuar nga planifikuesi i udhëtimit Donny Nugraha Pratama, 32 vjeç, nga Tangerang, Indonezi.