"Snow Suite" për një mbrëmje romantike

Risinë më të re në fushën e hotelerisë e ka sjellë një hotel në Livigno të Italisë. Ai sapo ka hapur dy "Snow Suite", të cilat do të qëndrojnë të hapura nga data 20 dhjetor deri në shkurt. Ato janë të përgatitura tërësisht me borë të shtypur dhe kanë formën e shtëpisë tipike duke i bërë funksionale edhe për të fjetur. Në brendësi të dy "Snow Suite" ka nga një krevat të ndërtuar sigurisht nga dëbora për të kaluar mbrëmje romantike.