Skualifikimi, tifozët e lojtarët gjermanë "shpërthejnë" në lot

Të trishtuar, zemërthyer dhe të përlotur. Këto ishin fytyrat e tifozëve dhe lojtarëve gjermanë sot kur arbitri dha fishkëllimin e trefishtë dhe mbylli ndeshjen, e cila mund të konsiderohet si sfida "makth" për ta. Kampionët e botës në fuqi u mposhtën nga Korea e Jugut me rezultatin e pastër 2-0 duke u eleminuar që në fazën e grupeve në këtë Botëror. Është hera e parë që "pancerat" eliminohen që në fazën e grupeve që nga viti 1938. Fati i tyre u vendos nga VAR-i në fund ku arbitri pasi rishikoi golin e diskutueshëm të Koresë me anë të teknologjisë në fushë vendosi ta quante golin të rregullt. Një humbje që nuk ka për tu harruar lehtë nga Gjermania, e cila ishte nga pretendetet kryesore për ta fituar Botërorin "Rusi 2018".