Skënderbeu gjatë përgatitjeve për finalen e Superkupës

Pas 48 orësh pushim, ekipi i Skënderbeut i është rikthyer sot në Korçë përgatitjeve për takimin e parë sezonal ndaj Laçit e vlefshme për finalen e superkupës. Grupi është shfaqur i plotë dhe në gjëndje optimale në dispozicion të trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik. Me grupin sot u bashkua dhe sulmuesi, Yannick Makota i cili do të testohet nga stafi teknik gjatë kësaj perjudhe prove.