Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë

Skënderbeu është shpallur për herë të tretë fitues i Superkupës së Shqipërisë. Korçarët mposhtën me vështirësi 3-2 Laçin, por që i mjaftoi për të ngritur larg trofeun e parë të sezonit. Një takim spektakolar ai i zhvilluar në "Selman Stërmasi" ku prodhoi spektakël dhe plot 5 gola por që në fund fati i buzëqeshi korçarëve që fiton kështu për herë të tretë në histori trofeun më të lavdishëm të futbollit shqiptar. Me fraksionin e parë që nuk dhuroi asnjë tundje rrjete, pjesa e dytë nisi praktikisht me gol. Ishte Regi Lushkja që 3 minuta pasi skuadrat ishin kthyer nga dhomat e zhveshjeve kaloi në avantazh kurbinasit. Reagimi i korçarëve ishte i befasishëm, me Alitin që vendosi baraspeshën përpara se Muzaka me penallti dhe Dejvi Bregu me një gol të bukur të përmbysnin gjithçka. Megjithatë, për ta bërë më emocionuese fundin e këtij 90 minutëshi mendoi Xhixha që 6 minuta përpara fundit ngushtoi distancat dhe kthyer emocionet në kampin e korçarëve.Me minutat e fundit panë bardhezinjtë më kërkues, ndërkohë që Skënderbeu mendoi thjeshtë të menaxhonte avantazhin minimal. Përfundimisht 3-2 dhe Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë. Më parë, trofeun më të rëndësishëm Skënderbeu e ka fituar në vitet 2013 dhe 2014.