Si ka ndryshuar maja e flamurit shqiptar ndër vite

Termi “ibreti alem” vjen nga turqishtja ibret=turp dhe alem=majë, kulm, pra kulmi i turpit. Kaq si fillim. Maja e flamurit në turqisht quhet “bajrak alem”, nga bajrak=flamur dhe alem=majë. Në anglisht majës së flamurit i thonë “flag pole” ndërsa në italiasht “puntale da bandiera”. Maja e flamurit është pjesë përbërëse e tij dhe, në shumë vende ka të njëjtën vlerë sa edhe vetë flamuri. Psh në simbologjinë ushtarake të Evropës latine, një flamur kthehet në flamur ushtarak vetëm pasi i vendoset maja e bronxtë dhe ky proces quhet “armare la bandiera”.