Shumë urime për Adele!!!

Gëzuar datëlindjen Adele! "Fenomeni" i muzikës pop të dhjetvjeçarit të fundit mbush sot 30 vjeç. E vetmja këngëtare, në kohët e "krizës së disqeve", e aftë të shesë ende miliona albume ( mbi 40 milionë në 10 vjet karrierë, të cilave u shtohen edhe 50 milionë këngë të shitura), si në rastin e tre kryeveprave të saj. Këtyre triumfeve i duhet shtuar edhe lista e pafundme e çmimeve: 15 Grammy, Golden Globe dhe Oscar fituar nga "Skyfall", kolonë zanore e njërit prej filmave të James Bond.