Shqipëri- Skoci, atmosfera në "Loro Boriçi"

Shqipëria po luan në "Loro Boriçi" takimin e katërt në Grupin 1 të Ligës C, përballë Skocisë. Pas tre takimeve kuqezinjtë kanë grumbulluar 3 pikë. Të besuarit e Christian Panuccit do të tentojnë fitoren me më shumë se 4 gola për të shpresuar te kualifikimi në raundin tjetër. Nga ana tjetër Skocisë i shërben vetëm fitorja për të kaluar në raundin e ardhshëm, teksa tenton dhe ngjitjen në Ligën B. Ndërkohë kjo është atmosfera në shkallët e stadiumit nga të dyja anët e tifozerisë.