Shpresa vdes e fundit

Sot ne Shkoder 8 janar 2018/ Ndoc Bjeshka ka humbur djalin e vetëm pas 5 vajzave. Nikoll Mehillaj humbi të birin Marlenin në atë 9 janarin e mallkuar të 2004. Prej 14 vitesh vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar dhe trupat e familjareve të tyre që humbën jeten tragjikisht në ujrat e Otrantos me 9 janar 2014. Më 9 janar të 2004-ës, u mbytën 28 persona që udhëtonin me gomone drejt Italisë. 20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 rezultojnë ende të zhdukur. Për këtë ngjarje u dënuan 3 persona.