Shpëtohen kafshët afrikane nga "Safari" në Fier

Policia dhe veterinerët kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët. 13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë. Drejtori i përgjithshëm i policisë pyjore, Anduel Xhalia tha se ndërhyrja do bëhet sot (28 tetor) pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit. "Nuk e dimë se në çfarë gjendje janë kafshët, të ushqyera apo jo, ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme,"-tha ai.