Shpërthim në Suedi, plagoset shqiptarja

Një shpërthim është shënuar në një ndërtesë në qytetin suedez Helsingborg të Suedisë, ku banon edhe vajza e Nasim Haradinaj nënkryetari i OVL-UÇK, shoqatë e veteranëve të UÇK-së në Kosovë. Mediat suedeze shkruajnë se nga shpërthimi i ndodhur më 2 janar 2018 në ora 00:58, është plagosur një grua pa dhënë emrin ndërsa mediat kosovare thonë se ajo është Ariana Haradinaj, vajza e Nasimit. Mediat suedeze shkruajnë se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e shpërthimit dhe kush ka qenë objektiv .