Shkrumbohet banesa në Shkodër

Një shtëpi privatë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte persona, ndërsa dy fëmijët sapo ishin nisur për në shkollë. Sipas hetimeve të para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila mund të ketë harruar ndonjë pajisje elektrike ndezur. Në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse dhe disa forca policie për të shuar flakët e zjarrit. Nga zjarri shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga një grua.