Shikoni situatën pas përmbytjeve në Gjirokastër

Situatë e rënduar në qarkun e Gjirokastrës. Shumë familje rrezikojnë jetën në rrëshqitjen e dheut në një pallat në Kodrën e Shtufit (rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër në Gjirokastër). Probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, rrugë të bllokuara. Në Dropull 6 fshatra janë tërësisht të bllokuara pavarësisht rrugëve provizore të hapura nga Bashkia. Ura e Llongos dhe Koshovicës të dëmtuara. Në zagori ura e Hoshtevës, monument kulture, është rrënuar.