Sherr mes deputetëve në Kuvend

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe i bien tavolinave me duar. Gramoz Ruçi tha se nuk i jepej leja deputetit të përjashtuar, duke iu referuar Edmond Spahos dhe i dha lejen deputetit socialist Fadil Nasufi të fliste nga vendi. Deputeti ka nisur të flasë ndërsa deputetët e opozitës vijojnë ti bien tavolinave. Në një moment deputetja demokratike Dhurata Çupi iu afrua deputetit dhe kërkoi ti mbyllte mikrofonin pasi pasi nuk mund të fliste nga aty. Në këtë moment janë afruar dhe deputetët e tjerë demokratë. Ndërkohë ka pasur një debat mes ish ministrit Ilir Beqaj dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.