Sherr masiv në "Selman Stërmasi"

Edhe pse u luajt pa tifozë, një sherr masiv mes simpatizantëve të Tiranës dhe Skënderbeut shpërtheu në fundin e takimit të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Sipas informacioneve, në tribunën "VIP" ka pasur konflikte fizike mes tifozerive të dy skuadrave, por ndërhyrja e shpejtë e stjuardëve ka neutralizuar gjithçka. Shkak duket se është bërë ai gol i shënuar nga Edon Hasani në limitet e kohës së rregullt, çka i dha fitoren 1-0 kryeqytetasve. / FOTO LSA