Shehi përgatit skuadrën anti-Teuta

Ekipi i Skënderbeut ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 15-të sezonal ndaj Teutës, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj durrsakëve. Gjëndja e ekipit: “Blerim Krasniqi është e vetmja mungesë për takimin e së shtunës. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim i cili e bën të pamundur aktivizimin ndaj Teutës. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit” Takimi është programuar për tu zhvilluar këtë të shtunë në Korçë, duke nisur nga ora 17:00.