Sfida ndaj Laçit, Skënderbeu mbyll përgatitjet

Skënderbeu ka mbyllur sot në mesditë përgatitjet për takimin e radhës të Kategorisë Superiore ndaj Laçit. Stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja kanë dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në anekset e stadiumit. Stafi teknik do të ketë grupin e plotë në dispozicion për takimin e radhës përveç Tefik Osmanit i cili është pezulluar me një ndeshje për shkak kartonash. Me ekipin rikthehen Sabjen Lilaj dhe Orges Shehi të cilët janë plotësisht gati për takimin e radhës”.