Sfida Laçi-Molde përmes fotove

Pas humbjes në ndeshjen e vajtjes me shifrat 3-0, Laçi është mposhtur sërish duke u eliminuar kështu nga turet kualifikuese të Europa League. Në stadiumin e Laçit kurbinasit kanë humbur me shifrat 2-0 ndaj Molde. Golat e takimit u shënuan në fundin e 45 minutëshit të parë, me Aursnes që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë kur po kronometrohej minuta e 41-të, ndërkohë që 5 minuta më pas Strand thelloi avantazhin dhe i dha goditjen e "knock-out" final Laçit. Në turin e tretë norvegjezët e Molde do të gjejnë përballë fituesin e çiftit Hibernian-Asteras Tripolis.