Sarandë, përplaset nga automjeti, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën numër 5 në Sarandë. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një motor. Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjhencë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor në vendnngjarje ka nisur hetimet. Ky është aksidenti i tretë brenda pak ditësh në Sarandë, ku përplasen motorët.