Samiti i kryeministrave të Ballkanit në Durrës

Për herë të dytë Durrësi mikpriti sot paradite (27 gusht) kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn dhe Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Integrimi Ekonomik rajonal ishte në qendër të diskutimit ndërsa është folur dhe për uljen e tarifave të roaming, njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale dhe axhendën e investimeve rajonale.