Kuvendi i Shqipërisë ka votuar mes tensioneve Arta Markun

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar mes tensioneve Arta Markun Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme. Kryeprokurorja e re mori 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Deputetët e PD rrethuan podiumin për të penguar betimin e Arta Markut si kryeprokurore. Prandaj betimi u bë pranë karriges së kryetarit të Kuvendit. Në një moment gardisti mbron me çadër Gramoz Ruçin drejt të cilit u nis një top që duket si top letre.