"RTV Ora" ndjek nga afër Kampionët e Europës

Skuadrat më të rëndësishme kanë zgjedhur Amerikën për të zhvilluar takimet përgatitore në prag të sezonit të ri, 2019-2020. Në një nga këto takime ishte prezent edhe kamera e "RTV Ora", me opinionistin, Ilir Demaliaj. Demaliaj ishte prezent në stadiumin "Fenway Park" të Bostonit, teksa shkëputi disa fotografi nga miqësorja e luksit, Sevilla-Liverpool. Në këtë takim ishin spanjollët ata që triumfuan me shifrat e ngushta, 2-1, me Nolito dhe Pozo që zhvlerësuan golin e Kampionëve të Europës, shënuar nga Origi.