Rrëshqitje të gurëve të mëdhenj në aksin rrugor Elbasan-Tiranë

Aksi rrugor Elbasan-Tiranë është bllokuar prej orëve të para të mëngjesit të 9 dhjetorit për shkak të rënies masive të gurëve të mëdhenj, rreth 2 km pa arritur tek tuneli. Masivi shkëmbor ka rënë sipër fshatit Mamël rreth orës 03:00 të mëngjesit për shkak të reshjeve të shiut. Kjo rrëshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar po ndërhyn bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe po punohet intensivisht për të hapur plotësisht kalimin.