Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Librazhd-Prrenjas

Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë vendin ka sjellë problematika dhe bllokim të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas.Rrëshqitja masive e gurëve dhe dherave kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Hotolisht duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të rrugës. Shërbimet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë.