Rock-u i Eugent Bushpepajt ndez skenën e Eurovision

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa përfundoi me sukses performancën e tij në Eurovision duke ndezur skenën e Lisbonës. Ai këndoi këngën "Mall" në gjuhën shqipe dhe pati reagime shumë pozitive nga publiku, që e nderuan me duatrokitje dhe brohoritje në fund të perfomancës. Kjo është finalja e madhe e Eurovision ku pas 26 performancave do të hapet votimi për të vendosur triumfuesin e këtij viti. Shqipëria mban kodin #ALB dhe mund të votohet nga cdo njeri që ndodhet jashtë vendit.