The Rock nderohet me yll në Walk of Fame në Hollywood

Aktori i famshëm Dwayne 'The Rock' Johnson sapo ka lajmëruar që do të bëhet baba për herë të tretë dhe e dashura e tij do të sjellë një jetë një vajzë. Por nuk ndalon me kaq, pasi duket se kjo është koha e artë për yllin e Hollywood. The Rock është nderuar me një yll në rrugën e famshme Walk of Fame të Hollywood. Ai u nderua me yllin të mërkurën (13 dhjetor). The Rock, i cili është bërë një nga aktorët më të paguar në botë, u shoqërua në ditën e tij të rëndësishme nga vajza e tij 2-vjeçare Jasmine.