Rita Ora dhe Dua Lipa në shfaqjen më të rëndësishme të vitit

Bukuroshet shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa janë bërë pjesë e shfaqjes Brit Awards në Londër, ku u tha se tema kryesore do jetë për viktimat e sulmit terrorist në Manchester. Këngëtaret nuk i kanë munguar kësaj shfaqje, ku kanë pozuar në tapetin e kuq me fustane të gjata, të cilat mbushin pamjen e tyre. Ato dukeshin tepër të lumtura teksa pozonin, gati për të marrë pjesë në shfaqjen e ndarjes së cmimeve për arritjet muzikore ku Dua është nominuar për pesë cmime.