Reja drejton stërvitjen e parë te kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e teknikut, Edi Reja. Skuadra kuqezi është vendosur për herë të parë nën urdhërat e 73 vjeçarit. Pasditën e sotme, italiani ka zbuluar edhe futbollistët e grumbulluar për dy takimet eliminatore të Euro 2020, ndaj Islandës më 8 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Moldavisë. / FOTO LSA