"Rama ik!" Opozita 3 orë para Kuvendit

Tre orë protestë para Kuvendit me thirrjen "Rama ik" për opozitën ishin mjaftueshëm për ti lënë vend protestës së radhës. Prej orës 10, opozita e ndjekur nga mijëra mbështetës dhe simpatizantë të saj protestuan, teksa në Kuvend u mbajt dhe seanca plenare ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.