"Rama ik" në Kukës

Nën thirrjet “Ik, ik, ik, ik” mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit kanë nisur marshimin protestë. Protesta e tyre vjen pak minuta para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës elektoral. Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit. Aksioni i qytetarëve kuksianë ka ngritur në këmbë edhe policinë e qytetit, e cila është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Gazetari i RTV Ora Ervin Mehmeti raporton se kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua. Sipas tij e lënduara është gruaja e martirit të demokracisë, i varuru në kohën e diktaturës, Havzi Nela. Por policia ka mundur që të vërë nën kontroll situatën./ FOTO LSA