"Rama ik", gjithçka po ndodh në protestën e opozitës

Mes thirrjeve: Rama ik! Opozita po marshon nëpër rrugët e Tiranës. Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit po marshojnë drejt parlamentit. FOTO: LSA